Nëpërmjet kanaleve të saj zyrtare, DFB, Federata Gjermane e Futbollit, ka komunikuar listën e skuadrës së trajnerit Hans-Dieter Flick për ndeshjet miqësore kundër Ukrainës, Polonisë dhe Kolumbisë të planifikuara në ditët në vijim.
Panzerat po tentojnë të ndërtojnë një skuadër të re dhe bie në sy afrimi i emrave jo shumë të njohur por të talentuar si ai i Malik Thiaw i Milanit që do të bëjë debutimin me Kombëtaren A. Gjithsesi, nuk mungojnë as emrat big me lojtarë si Kimmich, Gundogan, Sane, Musiala, Ter Stegen apo Rudiger që do të jenë boshti i skuadrës.
Das ist unser Kader für die Länderspiele gegen die Ukraine, Polen und Kolumbien! #dfbteam #GERUKR #POLGER #GERCOL pic.twitter.com/RZBpQUn1uG
— DFB-Team (@DFB_Team) June 2, 2023