
Olivier Giroud tashmë e ka bërë të qartë që do të largohet nga Anglia dhe destinacioni i tij i ardhshëm pritet të jetë Italia, një hipotezë që sa vinë dhe bëhet më e fortë.
Tek Chelsea, francezi nuk po gjen hapësirat e duhura, teksa Lampard zgjedh si sulmues kryesor Abraham ose Batshuayi. Për këtë arsye Giroud i kërkoi agjentëve të tij akomodimin në një klub tjetër me më shumë hapësira për të luajtur.
Deri më tani largimi i tij është lidhur ngushtë me një transferim tek skuadra e Interit, pasi pëlqehet nga trajneri Conte. Por situata nuk është aq e lehtë, pasi siç raportojnë mediat italiane, Giroud i është propozuar dhe klubit të Milanit, të cilët janë duke kërkuar një sulmues tjetër.
Poll