
Franca luan dy ndeshjet e saj në Nations League ndaj Austrisë dhe Danimarkës dhe trajneri Didier Deschamp ka thërritur 26 lojtarët e tij. Pjesë e listës vazhdon të jetë 35-vjeçari Olivier Giroud. Sulmuesi pavarësisht moshës së madhe është rregullisht pjesë e Kombëtares, kjo falë edhe paraqitjeve të tij me Milanin.
Ndaj Austrisë dhe Danimarkës, Giroud pritet titullar në mungesë të Karim Benzema të dëmtuar dhe sulmuesi kampion me Milanin është në kërkim të një rekordi historik, atij të golashënuesit më të mirë me Kombëtaren e Francës. Renditja kryesohet nga Thierry Henry me 51 gola në 123 ndeshje ndërsa Giroud qëndron pas tij me 48 gola në 113 ndeshje. 3 gola e ndajnë 35-vjeçarin të shkruajë emrin e tij me gërma të arta në historinë e futbollit Francez si kryegolashënues.