Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Gëzim në familjen Schumacher, legjenda e garave do të marrë pjesë në dasmën e vajzës së tij

Shkruar nga NEWSPORT
Gëzim në familjen Schumacher, legjenda e garave do të marrë

Një dekadë pas aksidentit tragjik, familja Schumacher ka një arsye për të festuar. Vajza e ikonës së Formula 1, Gina, do të martohet me partnerin e saj Iain Bethke, me të cilin bashkëjeton prej një kohe të gjatë.

Dasma do të zhvillohet në një vilë luksoze në Mallorca, Spanjë të cilën bashkëshortja e ish-pilotit Corinna e bleu për 30 milionë euro nga presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, në vitin 2017 ku jeton sot e kësaj dite me Michael.

[gallery jnewsslider="true" jnewsslider_zoom="true" jnewsslider_title="Vila e Schumacher ne Mallorca" ids="718791,718792,718793"]

Eventi do të jetë i ‘izoluar’ totalisht, me kamerat, gazetarët apo paparazzit që e kanë të ndaluar hyrjen pasi vetë Michael Schumacher do të marrë pjesë në ditën më të bukur të vajzës së tij. Lajmi për martesën e të bijës vjen si një lajm pozitiv, rifreskues që sjell gëzim e dritë në familjen Schumacher, por dhe vetë botës së sportit.

10 vite pas aksidentit me ski që i ndryshoi jetën, gjendja aktuale e Michael Schumacher nuk është bërë publike nga familja që preferon të mbajë në privaci totale çdo gjë që ka lidhje me legjendën e garave.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga