
Humbja e mbrëmshme e Napolit kundër Lazios me rezultatin 2-0 ka trazuar "ujërat" në klubin napolitan. Presidenti De Laurentiis ka marrë menjëherë masa duke urdhëruar që skuadra të qëndrojë prej ditës së sotme e grumbulluar. Ai ka kërkuar që lojtarët do të qëndrojnë së bashku deri para ndeshjes me Torinon që do të luhet të mërkurën.
Gjithashtu pritej edhe rinovimi i kontratës nga Genaro Gattuso, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë siç raportojnë mediet italiane. Presidenti De Laurentis pret kthesën nga skuadra e tij në mënyrë që gjërat të vijojnë njësoj, në të kundërt priten penalizime të mëdha. Kësisoj, fitorja është rezultati i vetëm për takimin e së mëkurës ndaj Napolit.
Poll