Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Gazetari kosovar ‘vjell vrer’ mbi Alban Bushin: I pangopur, po na merr Ibrahimovicin

Shkruar nga NEWSPORT

Kohët e fundit po bëhet çështje debati në Kosovë zgjedhja e futbollistëve dardan të luajnë për Kombëtaren e madhe, Shqipërinë. Rastet e Mirlind Dakut, Arbnor Mujës, Adrion Pajazitit dhe Medon Berishës kanë ngritur polemika në një pjesë të opinionit publik të Kosovës.

I tillë është edhe gazetari Ylber Kelmendi. Me një postim në rrjetin e tij social, Kelmendi shigjeton trajnerin e Kombëtares U-21 të Shqipërisë, Alban Bushin, duke e quajtur ‘të pangopur’ pasi është duke tentuar të bindë talentin nga Kosova, Arijon Ibrahimovic të përfaqësojë ngjyrat kuqezi, ngjyra për të cilat vetë Adem Jashari ka derdhur gjak.

“Alban Bushi i pangopur. Tajneri i kombetares U21, te Shqiperise  eshte duke tentuar qe te bind talentin nga Kosova Arijon Ibrahimovic qe ai ne te ardhmen te perfaqesoje Shqiperine. Sipas burimeve qe kam une, megjithate lojtari parimisht ka pranuar qe te luaj per Kosoven.

Sidoqofte, duke e pare talentin qe ka, formen qe po kalon dhe moshen e tij te re lojtari eshte edhe nen percjelljen e vazhdushme te Gjermanise dhe kur eshte ne pyetje Gjermania, vendimi i tij mund te ndryshoje”, shkruan gazetari.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga