
Padyshim që lajmi për dënimin e Skënderbeut me 10 vite pezullim nga kompeticionet europiane dhe me një gjobë prej 1 milionë eurosh ka nxitur reagime të shumta. Një nga ata që ka reaguar ka qenë edhe gazetari i njohur Edi Oga. Oga që njihet si një tifoz dhe dashamirës i futbollit ka përdorur ironinë në një status të tij.
Në Facebook të tij personal ai shkruan: "Edhe për UEFA-n, ky vit është "Viti i Skënderbeut". Oga e ka lidhur këtë me faktin se viti 2018 në vendin tonë cilësohet si viti i heroit tonë kombëtar dhe pikërisht në këtë mënyrë e lidh me anë të sarkazmës edhe vendimin e UEFA-s në dëm të Skënderbeut.
[gallery columns="1" size="full" ids="220917"]
Poll