Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Gattuso rikthehet përsëri në skenën e Seria A, mund të marrë drejtimin e klubit ku luan dhe një shqiptar

Shkruar nga NEWSPORT
Gattuso rikthehet përsëri në skenën e Seria A, mund të

Në Seria A tashmë ekipet po bëjnë llogaritë dhe faturën e rezultateve negative e marrin pikërisht trajnerët e skuadrave. Fiorentina është një prej ekipeve që ka shfaqur oshilacione që në fillim të kampionatit dhe ndodhen në vend të 13 të kampionatit me 16 pikë. Por për ekipin viol nuk mjafton vetëm nisja e dobët, tashmë Fiorentina ka tre humbje radhazi, diçka shqetësuese për stolin e trajnerit Montella i cili lidhet ngushtë me një zëvendësim nga Gattuso.

Megjithatë për Gattuson sëfundmi nuk interesohet vetëm Fiorentina por edhe skuadra ku luan Hysaj, Napoli. Të kaltërit kanë një sërë problemesh në grup dhe fillesa është trajneri Ançeloti dhe djali i tij që është zëvendës trajner. Ekipi i Napolit nuk fiton prej 6 javësh në Seria A dhe kjo e ka bërë presidentin De Laurentiis të mendoj për zëvendësimin e Ançelotit pikërisht me Gattuson.

Paraqitja e mirë e Gattusos me Milanin në sezonin e kaluar, e ka bërë atë një nga trajnerët më të pëlqyer në Seria A, teksa më parë e ka kërkuar edhe Genoa apo Sampdoria.

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga