
Romelu Lukaku ishte një nga lojtarët më protagonist në merkaton e verës. Situata e krijuar për të ardhmen e tij shkaktoi shumë zhurmë, me sulmuesin që herë përflitej për rinovim me Interin, herë si një opsion për Juventusin e herë një qëndrim të Chelsea apo dhe kalim në Arabinë Saudite.
Në fund belgu mbeti në Serie A, teksa këtë herë në formq huazimi kaloi te Roma. Në fakt në ndeshjet e para të kampionatit Lukaku ka arritur të bëjë mjaft mirë dhe të shndërrohet në një element kyç poër formacionin e Jose Mourinhos.
Tashmë 7 gola mbajnë firmën e belgut në 8 ndeshje në Serie A, teksa Chelsea ka vendosur çmimin që mund të paguajë Roma për të blerë përfundimisht Lukakun. Janë plot 37 milionë euro, shifër kjo joshëse për verdhekuqtë, të cilët pritet të mos kursejnë për të siguruar përfundimisht shërbimet e sulmuesit.