Kush do të jetë "ylli" që do blejë Bayern Munchen për 100 milionë euro?! Mbappe, Griezmann, Dybala apo Verrati?
Kështu e hap faqen e parë gazeta presitigjioze gjermane "Sport Bild".
Një pyetje që pritet të marrë përgjigje në merkaton e verës, ndërsa gazeta gjermane zbulon katër emrat "big" që kërkon Bayern Munchen si alternativa për t'i afruar në skuadër gjatë sezonit të ardhshëm.
Drejtuesit e klubit bavarez kanë bërë me dije se do të shpenzojnë 100 milionë euro për një futbollist në merkaton e verës.
Cili do të jetë? Të katër emrat e mësipërm po 'çmendin' Europën dhe sigurisht që njëri prej tyre do të ishte super blerje për Bayern Munchen. Nëse do të ndodhte, kjo do të ishte blerja më e shtrenjtë në historinë e klubit bavarez.