
Gareth Bale iu bashkua ekipit të Real Madrid në vitin 2013 dhe tashmë kontrata e tij skadon në 2022. Një vit më parë Reali dhe Bale i thanë 'jo ’ofertës së një ekipi kinez, por tani vikingët mund ti hapin rrugë largimit të tij.
Cikli i Bale te Real Madrid tashmë ka mbaruar. Një sezon tjetër për tu harruar për uellsianin, i cili pas 7 vitesh, po i afrohet lamtumirës me Realin. Nga Anglia vijnë thashethemet të reja, të bujshme që shkrujanë për të ardhmën e tij.
'Daily Mail ’shkruan se, Real Madrid, për shkak të pagës së lartë që ka ish ylli i Tottenham, do të ishte i gatshëm ta linte të linte atë edhe “falas”, sigurisht që klubet e interesuar do duhet të paguajnë një klauzolë për marrjen e shërbimeve të 30-vjeçarit. Një vit më parë një klub kinez propozoi të merrte rrogën pa qenë e nevojshme të paguante blerjen e lojtarit dhe Real e kundërshtoi atë. Dymbëdhjetë muaj më vonë skenari mund të ketë ndryshuar.