Portieri i Kombëtares, Etrit Berisha ka dhënë lajmin e mirë për gjendjen e tij fizike pas dëmtimit që pësoi ndaj Evertonit. "Gardiani" i Kombëtares dhe Atalantës ka folur një lidhje telefonike për emionin "Zona Gol" ku zbuluar se dëmtimi nuk ka qenë serioz dhe se shumë shpejt do të rkthehet në fushë.
Lojtari kuqezi ka shpjeguar disa detaje për ardhjen e tij në Kombëtare dhe për këtë portieri falënderon ish-trajnerin e Kombëtares, Gianni de Biasin. Në fund të lidhjes telefonike, Berisha ka uruar "Ballistët" për 25 vjetorin e themelimit të tifogrupit që është gjithmonë pranë skuadrës së Shkëndijes së Tetovës.
Jam mirë, kam qenë me doktorët dhe të gjithë ekzaminimet kanë dalë mirë. Tani do të vijoj normalisht stërvitjen për të qenë gati për ndeshjen e ardhshme. Dëmtimi me Evertonin nuk ka qenë serioz.
Berisha ka folur dhe për ecurinë e Atalantës në kampionatin italian, duke u shprehur se konkurenca është shumë e fortë.
Kampionati italian është shumë i vështirë, nëse nuk e dëshiron fitoren me ngulm, bëhet gjithçka e paparashikueshme. Ne tek Atalanta kemi një ekip shumë cilësor, por kemi lënë disa pikë. Ndoshta kemi disa lojtarë të rinj që nuk janë mësuar edhe me Europa League-n, ndaj dhe kemi patur një ngecje në kampionat. Në javët në vazhdim besoj se do të jemi më të fokusuar në Serinë A. Rivaliteti për titullin do të jetë shumë i fortë, pa një favorit absolut deri në fund.
Lidhur me afrimin e tij te Kombëtarja shqiptare, "gardiani" ka falënderuar De Biasin për besimin që i ka dhënë.
De Biasi ka bërë një punë shumë të madhe me Kombëtaren tonë. Ne jemi shumë të kënaqur për gjithçka ka arritur për ekipin. I jam mirënjohës për atë që ka bërë për mua personalisht. Pa De Biasin, ndoshta as unë nuk do të isha në kombëtare.
Në mbyllje të lidhjes telefonike, Berisha ka uruar "Ballistët" për 25 vjetorin e krijimit të tifogrupit, duke i ftuar këta të fundit të mbështesin Kombëtaren kuqezi në çdo ndeshje si brenda ashtu dhe jashtë vendit, pasi prezenca e tyre sipas portierit kuqezi ështës shumë e rëndësishme.