Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Gafa e VAR që i kushtoi fitoren Liverpool, ndeshja me Tottenham drejt riluajtes?

Shkruar nga NEWSPORT
Gafa e VAR që i kushtoi fitoren Liverpool, ndeshja me Tottenham drejt

Ka pak shanse për një përsëritje të ndeshjes që nxorri shumë polemika mes Tottenham dhe Liverpool, pavarësisht kërkesave të Jurgen Klopp, megithatë ekziston mundesia. Trajneri i Liverpool bëri thirrje që ndeshja të riluhet por pavarësisht thirrjes, një event i tillë duket se është i pamundur duke pasur parasysh precedentin historik, ligjet e lojës dhe qëndrimin e mbajtur nga Premier League.

Ndërsa mundësia për një lojë të riluajtur ekziston sipas Rregullit L.18 të manualit të Premier League, ligjet e lojës siç parashikohen nga IFAB shprehimisht se një ndeshje nuk mund të zhvlerësohet për shkak të një vendimi të pasaktë që përfshin VAR.

Mirëpo, Independent raporton se një mekanizëm mund të ekzistojë brenda rregullave të UEFA-s që një lojë të përsëritet nëse identifikohet një 'zbatim i gabuar' i ligjeve. Por UEFA gjithashtu kërkon që klubet të paraqesin protesta brenda 12 orëve nga përfundimi i një loje.

Për më tepër, siç postoi reporteri i futbollit të BBC-së, Simon Stone, Premier League kundërshton me vendosmëri idenë: "Për të qenë i qartë, nuk ka asnjë shans që Premier League t'i japë Liverpool-it një rishikim. Ky ishte pozicioni menjëherë pas dhe nuk ka ndryshuar."

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga