
Ardit Hoxhaj duket se është përshtatur shumë mirë te Flamurtari që pas huazimit nga Korabi. Ai ka luajtur 12 ndeshje me vlonjatët dhe deri tani ka arritur të shënojë dy gola me fanelën e Flamurtarit.
Kartonin e sulmuesit 23-vjeçar e zotëron Skënnderbeu, por kjo gjë nuk e ndalon Hoxhajn të quajë Flamurtarin "familj e madhe". Pak minuta më parë 23-vjeçari ka postuar një foto të ekipit vlonjat në Facebook, ku si diçiturë shkruan: "Familje e madhe".
Kjo gjë si duket ka ardhur natyrshëm për sulmesin, i cili po kalon një sezon të mirë te skuadra vlonjate e cila ka besuar në vlerta e talentit 23-vjeçar dhe ky i fundit nuk nguron ta quajë familje skuadrën e tij të "re".
[gallery columns="1" size="full" ids="199503"]