
Sopoti-Elbasani që ishte parashikuar të luhej nesër në "Selman Stërmasi" nuk do të zhvillohet.
Shkak bëhet mungesa e policisë në këtë takim. Drejtoria e Policisë ka dërguar një shkresë në FSHF ku lajmëron se nuk do të garantojë mbarëvajtjen e kësaj sfide të vlefshme për Grupin B në Kategorinë e Parë.
Duket se protesta e Opozitës që do të zhvillohet në bulevardin "Dëshmorët e kombit" ka bërë që policia e shtetit të angazhohet e gjitha për të ruajtur rendin dhe qetësinë publike në shesh dhe jo në stadium.
Poll