Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FSHF vjen me risi në edicionin e dytë të “UEFA Goalkeeping B”

Shkruar nga NEWSPORT
FSHF vjen me risi në edicionin e dytë të “UEFA Goalkeeping

Do të nisë më datë 4 mars edicioni i dytë i kursit “UEFA Goalkeeping B”, që do të jetë i ndarë në 5 blloqe dy ditore dhe do të zgjasë 7 muaj.

Edicioni i parë i këtij kursi rezultoi mjaft i suksesshëm, ku ju dha një rëndësi e veçantë rolit të trajnerit të portierëve dhe në fund u diplomuan plot 30 trajnerë.

Në këtë edicion të ri të kursit “UEFA Goalkeeping B” pjesëmarrës do të jenë trajnerë portierësh nga klube të ndryshme shqiptare, por edhe disa nga anëtarët e stafeve të ekipeve kombëtare të moshave, të cilët do të kenë mundësi të marrin leksione nga emra shumë të njohur të fushës së trajningut të portierëve jo vetëm në vendin tonë, por edhe në Europë.

Për të folur më shumë rreth edicionit të dytë të kursit “UEFA Goalkeeping B”, Përgjegjësi i Sektorit të Portierëve në FSHF, Erion Meta dha një prononcim për fshf.org ku theksoi se ky edicion do të ketë disa ndryshime dhe risi.

“Në tetor të vitit të kaluar përfundoi edicioni i parë i kursit për trajner të portierëve me titullin “UEFA Goalkeeping”. Ishte një edicion mjaft i suksesshëm për ne, edhe pse ishte një projekt pilot dhe një risi për Federatën tonë. U vlerësuam me nota mjaft pozitive edhe nga paneli i ekspertëve të UEFA-s. Më datë 4 mars të këtij viti fillon edicioni i dytë, i cili vjen me disa risi. Pas edicionit të parë, bashkë me ekspertët e tjerë të sektorit të edukimit e pamë të arsyeshme të bëjmë disa ndryshime për të rritur nivelin dhe kualitetin e këtij edicioni”- tha fillimisht Përgjegjësi i Sektorit të Portierëve në FSHF, Erion Meta.

Më tej, ai komentoi risitë e këtij edicioni, ku theksoi se një modul i posaçëm është dedikuar për stërvitjen e portiereve vajza.

“Një nga risitë është shtimi i orëve praktive, u pa në edicionin e parë që duke qenë se metodat janë të reja për kulturën tonë, ato që implementohen në UEFA këtu nuk ishin zbatuar më parë dhe u hasën disa vështirësi gjatë edicionit të parë. Për këtë arsye vendosëm ta ndryshojmë balancën që ka qenë gjithmonë, ku 50 % e orëve kanë qenë teori dhe 50 % praktikë. Në këtë edicion kemi shtuar rreth 10 orë praktike që mendoj do t’i shërbejë mjaft mirë studentëve tanë.

Kemi dedikuar një modul të posaçëm për stërvitjen e portieres vajzë dhe për këtë kemi ftuar një ekspert nga Federata Gjermane e Futbollit, i cili aktualisht punon si trajner portierësh në ekipin A të vajzave në Kombëtaren gjermane, ku do të mbajë disa leksione online për të plotësuar këtë modul rreth portieres vajzë.

Risia e fundit dhe kjo mjaft e rëndësishme, do të kemi një modul të posaçëm ku do të punojmë rreth integrimit të trajner-portierëve në stafin teknik dhe për këtë do të thërrasim trajnerët e ekipeve Kombëtare të moshave të punojnë në një modul të posaçëm me kursantët tanë gjatë kursit”- përfundoi prononcimin për fshf.org, Përgjegjësi i Sektorit të Portierëve në FSHF, Erion Meta.

 

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga