
Për të pasur sa më shumë lojtarë të talentuar në kombëtare në vitet e ardhshme, FSHF-ja ka menduar që në një periudhë të caktuar të vitit të udhëtojë drejt shteteve fqinje për të bërë seleksionime të fëmijëve shqiptarë.
Brenda 4 ditëve janë zhvilluar dy seleksionime, pikërisht në Itali dhe Greqi. Në të dy këto shtete janë afruar më tepër se 200 lojtarë të rinj, nga të cilët përzgjedhësit kuqezi kanë vendosur se kë do të mbajnë dhe kë jo për ekipet e moshave U-15.
Sipas një njoftimi të FSHF-së, bëhet me dije: "Kanë përfunduar seleksionimet ne zonën e Italisë dhe te Greqisë me datëlindjen 2002-2003 për ekipin kombëtar U-15. Në datë 11 gusht në Siena dhe në datën 12 në Modena janë testuar rreth 70 lojtarë . Gjithashtu më datë 13 dhe 14 gusht janë testuar në Athinë një numër i konsiderueshëm lojtarësh".
"Të gjithë këta djem janë vëzhguar me imtësi nga stafi teknik dhe grupi i punës duke i skeduar më të dhënat e tyre personale. Seleksionimet për këtë grup moshe do të vazhdojnë edhe ditët në vazhdim duke evidentuar sa më shumë elementë dhe talente që do t'i nevojiten ekipeve kombëtare të futbollit shqiptar".