Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FSHF-ja bën gati testin për përgatitësit atletikë

Shkruar nga NEWSPORT
FSHF-ja bën gati testin për përgatitësit atletikë

Profilet e trainimeve përkatëse në FSHF që nga kurset përkatëse për trajner, për trajner portierësh, për arbitrat e rinj vazhdojnë të shtrihen edhe në zona të tjera, së fundmi për punën e përgatitjes fizike në një skuadër futbolli.

Kështu, të enjten Alberto Belle, i cili është njëherësh edhe përgjegjësi i trajnerëve të përgatitjes fizike të të gjithë ekipeve kombëtare do të organizojë në ambjentet e FSHF-së, në ora 10:00 një test me shkrim me studentët e Universitetit të Sporteve për evidentimin e trajnerëve të përgatitjes fizike të ardhshëm të ekipeve zinxhir të kombëtareve të të gjitha moshave.

Një test që do të vlejë shumë për studentët e Universitetit të Sporteve pasi do të kenë mundësinë e kualifikimit për të qenë më pas edhe pjesë në ekipet e ndryshme kombëtare në stafet respektive.

Testi do të monitorohet nga vetë Alberto Belle në një kohë që të tjerë do të pasojnë në muajt në vijim për të patur më shumë masivizim edhe në aspektin e trajnerëve të përgatitjes fizike, natyrisht duke qenë brenda konturit profesional dhe standarteve që kërkohen.

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga