
Kampioni i botës në bilardo, Eklent Kaçi ka përjetuar një situatë frike ditën e djeshme teksa ka patur probleme me avionin me të cilin po udhëtonte drejt Vietnamit për një turne.
Ai ka qenë nën praninë e hoxhës së njohur, Ahmed Kalaja me të cilin ka shtyrë orët e pritjes së avionit. Kaçi ka ndarë momentin me ndjekësit e tij në Instagram.
“Rrugës për në Vietnam. Problem me avionin në mes të fluturimit, u ulëm përsëri në të njëjtin aeroport. Të paktën asnjë vuajtje me aeroplan drejt Zoti, një garë për 9-shen (lojë bilardoje) për një biletë në parajsë”, shkruan kampioni shqiptar.
Poll