
Armando Broja është preferuar në stol nga Mauricio Pochettino në ndeshjen gjysmëfinale përballë Middlesbrough, që luhet sonte në orën 21:00. Ky vendim nga trajneri Pochettino ka ardhur për të mbrojtur sulmuesin shqiptar, para ndeshjes për kampionat kundër Fulham, më 13 janar ora 13:30.
Kujtojmë se Broja shkëlqeu në fitoren e fundit, duke shënuar gol për skuadrën dhe vendi i titullarit nuk diskutohej. Ai e nisi nga minuta e parë.
Mbetet për t’u parë nëse do marrë minuta gjatë pjesës së dytë. Armando Broja, për shkak dhe të situatës aktuale te Chelsea, është kthyer në zgjedhje të parë për qendrën e sulmit.
Poll