Emocione të forta janë shënuar gjatë ndeshjes së New England Revolution dhe Charlotte FC në Gillette Stadium. Por, këto emocione janë dyfishuar dhe trefishuar në momentin që dy vogëlushet e gazetarit shqiptar Flamur Vezaj janë shfaqur në ekranin e madh të stadiumit dhe të gjithë tifozët kanë duartrokitur.
Ka qenë vetë gazetari i cili në llogarinë e tij në “Facebook” ka postuar këto foto të kapura nga ky moment magjik për të voglat e tij. Rëndësia e këtyre fotove merr dyfish vlerë për arsye se Anura dhe Ajla në momentin që dolën në ekranin e madh të Gillette Stadium mbanin veshur bluzat e kombëtares shqiptare.
“Kur Anuara & Ajla dolen ne ekranin e madh me bluzat e kombetares shqiptare gjate ndeshjes mes New England Revolution dhe #Charlotte FC ne Gillette Stadium”, shkruan ai.