Eneo Bitri vazhdon karrierën e tij jashtë Shqipërie, teksa mban veshur fanelën e Valerenga. Ish-lojtari i Partizanit gjatë merkatos së verës kaloi nga Banik Ostrava te skuadra norvegjeze.
Norvegjia njihet për temperaturat e ftohta dhe duket se Bitri nuk ka mundur të rezistojë pa treguar se si është moti aktualisht në Oslo. Norvegjia është “kapluar” nga i ftohti, ndërsa është Oslo është zbardhur e gjitha nga reshjet e dëborës.
Kujtojmë se ish-kapiteni i të kuqve ka arritur të luajë në 7 ndeshje, ndërsa ka gjetur një herë edhe rrugën e rrjetës. Bitri është shndërruar në një lojtar kyç në formacionin e Valerengas.
[caption id="attachment_710926" align="alignnone" width="416"] Postimi i Eneo Bitrit[/caption]