Partizani është duke zhvilluar pjesën e dytë kundër Saburtalo në Gjeorgji. Për Conference League, Demat luajnë në transfertë, me tifozët në Tiranë që janë bërë bashkë në kodrat e Liqenit Artificial.
Të bashkuar dhe duke kënduar për ekipin e tyre, të kuqtë janë duke mbështetur skuadrën që luan mijëra kilometra larg.
Jo të gjithë tifozët patën mundësi të udhëtonin për në Gori, me më fanatikët që janë pranë skuadrës, ndërsa të tjerët e ndekin ndeshjen në fan zonën pranë Liqenit Artificial në Tiranë. Me tifozët është bashkuar edhe Romero, afrimi i verës te Partizani.