Kombëtarja shqiptare luajti përballë Moldavisë në “Air Albania” një ndeshje të cilën e fituan me rezultatin 2-0 me golat e Jasir Asanit dhe Nedim Bajramit. Një ndeshje mjaft e mirë e kuqezinjve që të ngjall besim për më tej. Ëndrra Euro 2024 është aty dhe djemtë janë gati ta kthejnë në realitet.
Një ëndërr që e ka sigurisht edhe Armando Broja. Sulmuesi i Chelseat vuan prej muajsh nga një dëmtim i rëndë dhe kthimi i tij pritet të vij në fund të gushtit. Një mungesë shumë e rëndësishme edhe për Kombëtaren dhe trajnerin Sylvinho që nuk e “njeh” ende.
Mungon në fushën e lojës por nuk mund të mungonte në stadium. Ai ishte prezent në “Air Albania” në mbështetje të kuqezinjve dhe sigurisht që këmbët i “hanin” për pak minuta në atë fushë të rrethuar me 22.500 tifozë.
[caption id="attachment_697169" align="alignnone" width="612"] Armando Broja ne stadium duke ndjekur Kombetaren[/caption]