Mesfushori i Hull Sitit, Mason ka pësuar një goditje të fortë në kokë pas duluftimit ajror me mbrojtësin e Çelsit, Kahill dhe më pas është përplasur në tokë.
Për rreth 5 minuta ai ka qenë i pavetëdijshëm duke alarmuar stafin mjekësor dhe duke krijuar panik te tifozët që gjendeshin në stadium.
Më pas u përmend dhe u largua me barelë nga fusha duke marrë duartrokitjet e publikut në “Stamford Bridge”.
Pjesa e parë e sfidës Çelsi-Hull përfundoi 1-0 për vendasit me gol të Diego Kostës dhe tani po luhet minuta e 55-të.
Galeria fotografike ()
Poll