Albian Ajeti po kalon momentin më të mirë të karrierës së tij. Sulmuesi 20 vjeçar që luan te St.Gallen pas huazimit nga Augsburg, po kalon një periudhë të shkëlqyer në kampionatin zvicerian duke shënuar 10 gola në 20 ndeshje.
Forma e shkëlqyer e Albian Ajetit nuk ka kaluar pa u vënë re dhe nga trajneri i kombëtares së Zvicrës, Vladimir Petkovic, i cili i ka rezervuar një vend në listën prej 23 lojtarësh për dy ndeshjet e rradhës, miqësores ndaj Bjellorusisë më 1 qershor dhe ndeshjes kualifikuese ndaj Ishujve Faroe më 10 qershor.
Për shërbimet e sulmuesit, që është vëllai i vogël i mbrojtësit kuqezi Arlind Ajeti, pak kohë më parë u interesua dhe Federata Shqiptare e Futbollit, por sipas trajnerit, Albian Ajeti ende nuk ishte i gatshëm për të qenë pjesë e Shqipërisë.