Wanda Nara është padyshim një nga bukuroshet më të përfolura jo vetëm në botën e modelimit, por edhe në atë të futbollit. Modelja argjentinase që është bashkëshortja e Mauro Icardit, ka “thyer” rrjetin me një tjetër foto.
Wanda njihet për natyrën e saj tradhtare. Në të shkuarën modelja ka tradhtuar bashkëshortin e asokohe, Maxi Lopez me atë aktual, Mauro Icardin. Por edhe për këtë të fundit kanë dalë lajme që e ka tradhtuar disa herë.
Ama këtë herë, 37-vjeçarja ka “tradhtuar” kombin e saj. Në një foto të postuar në profilin e saj në “Instagram”, argjentinasja shihet me bluzën e kombëtares së futbollit të Brazilit. Rivaliteti mes Brazilit dhe Argjentinës dihet, dhe ky gjest i modeles mund të quhet tradhtia e radhës.
[caption id="attachment_720927" align="alignnone" width="490"] Wanda Nara me fanellën e Brazilit[/caption]