Ish-mbrojtësi i Partizanit Renato Gojkovic ka firmosur me skuadrën boshnjake të Zrinjski Mostarit. 23-vjeçari që u largua nga të kuqtë në muajin dhjetor të vitit të kaluar është sfaqur në seancën e parë stërvitore me skuadrën e re. Vetë qendërmbrojtësi e ka ndarë këtë moment në Instagram.
Futbollisti qëndroi për gati një vit te Partizani, por me ardhjen e teknikut Skënder Gega në krye të pankinës së të kuqve, Gojkovic e humbi vendin e titullarit dhe nuk gjeti më hapësira.
Postimi i Renato Gojkovicit
Poll