Mbrëmjen e djeshme Kosova u përball me Rumaninë, fatkeqësisht kjo sfidë shkoi në favorin e rumunëve, me këto të fundit që fituan me shifrat 2-0. Një sfidë ku nuk munduan as thirrjet raciste ndaj Kosovës.
Gjatë ndeshje u paraqit një benderolë ku shkruhej “Kosova është Serbi”. Ndeshja u ndërpre për disa minuta. FIFA tashmë duhet të marrë një vendim për këtë veprim të tifozëve rumunë.
Një prej lojtarëve që reagoi ndaj tifozëve rumunë ishte Mërgim Vojvoda, i cili teksa nisej për në dhomat e zhveshjes bëri simbolin e shqiponjës me duar. Gjithsesi lojtari “dardan” nuk ndalet me kaq, teksa reagon edhe nëpërmjet një “Insta-Story” .
“Rumani të të vijë turp për mënyrën si mendon. FIFA bëj punën tënde dhe lërë respektin që të dominojë në lojë. Krenaria jonë më e madhe është se jemi shqiptar”, ka shkruar lojtari i Torinos.
[caption id="attachment_706066" align="alignnone" width="508"] Postimi i Mergim Vojvodes ne Insta-Story[/caption]