Sfida e sotme në “Selman Stërmasi” midis Tiranës dhe Flamurtarit (1-0 për bardheblutë) u ndoq dhe nga ish-lojtari dhe tekniku i 24-herë kampionëve Mirel Josa. Trajneri aktual i Prishtinës, pas përfundimit të pjesës së parë të kampionatit në Kosovë, mbërriti në Tiranë për të ndjekur ekipin e tij të zemrës. Në tribunën kryesore ndodhej dhe kapiteni i Skënderbeut Marko Radas, i cili pas humbjes me Kamzën (0-1) udhtëtoi drejt kryeqytetit për të ndjekur takimin mes bardhebluve dhe kuqezinjve.
Josa është një ndjekës i rregullt i ndeshjeve të Tiranës dhe gjithmonë gjen kohën për të mbështetur dhe për të folur për 24-herë kampionët. Josa e mbylli pjesën e parë të sezonit në “IPKO Superligë” (kampionati i Kosovës) në vendin e parë me Prishtinën duke u shpallur kampioni i dimrit.