
Në familjen e ish-lojtarit të handballit Arsim Idrizi tragjedia nuk ka kursyer as të atin. 35-vjeçari u nda dje nga jeta për shkak se vuante nga një sëmundje e rëndë. Pas lajmit të vdekjes së lojtarit të Rinisë (ekip shqiptar në Shkup), i ati i Arsimit, Ibushi pësoi infarkt pas një ore dhe vdiq befasisht. Lajmi ka prekur thellë mbarë komunitetin shqiptar në Shkup të Maqedonisë dhe më gjerë.
Të dy përcollën në banesën e fundit nga familjarë, miq dhe të afërt në zonën e Butelit në Shkup.
Galeria fotografike ()
Poll