Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Foto/ Tirana vijon përgatitjet, sulmuesi nigerian "e bën sefte"

Shkruar nga NEWSPORT
Foto/ Tirana vijon përgatitjet, sulmuesi nigerian "e bën

Skuadra e Tiranës vijon fazën përgatitore në Zllatibor të Serbisë. Bardheblutë kanë kryer dy seanca stërvitore, paradite dhe pasdite. Tekniku Daja ka aplikuar një program stërvitor me karakter fizik, për të vijuar pasdite me përgatitjet taktiko-teknike. Gjithashtu klubi kryeqytetas bën me dije që sot ka nisur stërvitjen edhe sulmuesi nigerian, i diferencuar nga grupi.

"Bardheblutë kanë vijuar përgatitjet intensive në Zllatibor. Skuadra ka zhvilluar dy seanca stërvitore në kompleksin pranë hotelit. Paraditja ka patur një program me karakter fizik, ndërsa pasditja ka sjellë shumë ushtrime me topin dhe përgatitje për takimin e parë miqësor në Serbi që do të luhet nesër. Bardheblutë po kalojnë një moment të mirë dhe faza ka nisur me ritmin e duhur. Sulmuesi nigerian Emeka Emerun i afruar vetëm dje pranë skuadrës, ka nisur sot stërvitjen i diferencuar. Pjesa tjetër e ekipit po kalon një gjendje optimale dhe të gjithë janë gati për testin e parë që do të zhvillohet nesër pasdite në orën 18:00 përballë OFK Petrovac", shkruhej në njoftimin zyrtar në facebook.

[gallery columns="1" size="full" ids="18377,18378,18379,18381,18382,18383,18384,18385,18386,18387,18388,18389"]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga