Partizani ende nuk ka mundur të marrë fitoren e parë në këto 5 javë kampionat të zhvilluara. Të kuqtë e drejtuar nga trajneri Ilir Daja barazuan dje 1-1 kundër Kukësit në "Air Albania". Ky rezultat ka lënë të pakënaqur tifozët e kryeqytetasve.
Përmes një postimi në faqen zyrtare në facebook, ata i bëjnë thirrje ekipit të fitojë. Pikërisht në një koment bie në sy ai i Alket Islamit. I njohur ndryshe si "njeriu i ajrit", Islami kërkon qetësi nga ultrasit duke i garantuar se Partizani do të jetë kampion i këtij edicioni futbollistik. "Jo panik. Ky ekip del kampion. Respekt për ju. Forca Partizoni!"
Derbi mes Tiranës dhe Partizanit është programuar të luhet të hënën e ardhshme, në orën 19:45, në stadiumin "Air Albania".
