 
Skënderbeu do të luajë ditën e sotme përballë Laçit në ndeshjen e vlefshme për Superkupën e Shqipërisë. Takimi do të zhvillohet në orën 19:45 në stadiumin "Selman Stermasi" të kryeqytetit.
E mesa duket nuk do të mungojë dhe mbështetja e madhe nga ana e tifozerisë korçare e cila pritet të jetë në numër të konsiderueshëm në shkallët e stadiumit. Vetë klubi ka njoftuar se grumbullimi i "Ujqërve të Dëborës" do të jetë në orën 14:30 përpara stadiumit të qytetit, për tu nisur më pas drejt Tiranës.
[gallery columns="1" size="full" ids="267204"]
Poll
 
                                 
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                       
 
                			                        
                			                        
                			                       