Një javë më parë në Athinë ndodhën trazira mes tifozëve të AEK dhe Dinamo Zagrem. Dy tifozeritë u përplasën e njëra-tjetën një natë përpara se AEK dhe Dinamo të sfidoheshin në Champions League.
Nga kjo përplasje humbi jetën një 29-vjeçar, tifoz i skuadrës së AEK. Ndeshja u shty, teksa ditën e sotme dy skuadrat do të zbresin në fushë për të luajtur mes tyre.
Gjithësesi tifozët grek nuk e kanë ndërmend të ndalet. Disa prej tyre që jetojnë në Zvicër kanë shkuar para selisë së UEFA-s dhe kanë paraqitur një banderolë ku kërkojnë dënimin e Dinamo Zagreb. Sipas “Sport 24”, tifozët grek duan përjashtimin nga gara të skuadrës kroate, pasi janë fajtorë për ndarjen nga jeta të tifozit 29-vjeçar.
“Hiqni nazistët nga futbolli”, shkruhej në një pankartë…
[caption id="attachment_703419" align="alignnone" width="1200"] Banderola/ © Credits Sport24[/caption]