Mesfushori shqiptar Adonis Aliu ka shansin e madh që të firmosë me klubin e njohur kroat Dinamon e Zagrebit. "Gazeta Sheshi" raporton se 17-vjeçari që luan për të rinjtë e ekipit të Kosovës 2 korriku është ftuar nga Dinamo për të kryer një seancë prove. Në rast se ai bind, do të sigurojë të ardhmen me klubin më të suksesshëm të Kroacisë.
Ndërkohë, Aliu përfaqëson 19-vjeçarët e Kosovës. Te Dinamo Zagrebi ai do të gjejë bashkëpatriotët Amir Rrahmani dhe kapitenin Arjan Ademi.
Futbollisti Adonis Aliu (q)
Nga klubi i Dinamo Zagrebit kanë dalë disa prej emrave të njohur të futbollit kroat dhe europian si Luka Modric, Mario Mandzukic dhe Mateo Kovacic.