 
Skuadra e Albpetrolit ka përfunduar vënien e stolave në stadiumin e tij "Alush Aga". Bëhet fjalë për disa ulëse që u hoqën nga stadiumi "Qemal Stafa", tashmë i rrafshuar. Skuadra nga Patosi kishte një stadium modest, ku ishin vetëm disa shkallë betoni dhe fusha e blertë. Por nga sot, mbështetësit e kësaj skuadre do të kenë një vend për t'u ulur. Në këtë mnëyrë Albpetroli ka menduar për rehatinë e tifozëve të tij.
Skuadra nga Patosi, është një ekip që militon në kategorinë e dytë të kampionatit shqiptar. Sezonin e shkuar, ai arriti të renditej në vendin e pestë.
[gallery columns="1" size="full" ids="18340,18338"]
              	  		Galeria fotografike ()
              	  	
				    Poll
 
                                 
 
 
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                       
 
                			                        
                			                        
                			                       