Dëmtim "horror" për Felipe Melo që ka pësuar një çarje të thellë në vetull në sfidën mes Corinthiansit dhe Palmeirasit.
Ish-mesfushori i Interit i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale duke marrë 13 të qepura.
Ka qenë vetë lojtari brazilian që ka postuar në Instagram fotot e pamjes së tij pas goditjes që mori në vetull, ndërsa shkruante: "Do ta qajmë ende këtë humbje. Provova të luaja edhe pas goditjes, por ndihesha keq dhe nuk mundesha të shihja asgjë.
Tani duhet të mendojmë për të bërë kthesën si skuadër dhe rikuperimin tim".
Galeria fotografike ()
Poll