Shorti ka vënë për të parë përballë njëri-tjetrit Erzenin dhe Partizanin në volejboll, në një kompeticion ndërkombëtar, e cila do të transmetohet drejtëpërdrejtë në valët e Televizionit Publik Shqiptar.
Sfida mes Partizanit dhe Erzenit zhvillohet në orën 17: 50, në kuadër të turit të parë të "CEV CHALLENGE CUP". Fituesi do ketë më pas një ''mision të pamundur'', pasi do përballet me një ekip të klasit botëror, si Italianët e Power Volley Milano.
Për të dy-ja ekipet mbetet nje ''betejë'' e vështirë, gjë që e kanë pranuar edhe trajnerët e ekipeve respektive, Arben Sako dhe Ylli Tomorri. Kush do t'ia dalë në fund mbetet të shihet. Ndeshja do të transmetohet në RTSH.

Poll