Ultras Guerrils një nga tifozëritë më të mëdhaja në Shqipëri, qëndrojnë pranë skuadrës duke iu dhënë mbështetje maksimale edhe pas rezultateve negative të skuadrës së tyre Partizanit në ndeshjet e Champions League dhe Europa League.
Tifozët e kuq kërkojnë që ekipi i tyre të japi maksimumin në ndeshjen e rradhës, pasi lojtarin e dymbëdhjetë ekipi do ta ketë gjithmonë me vete.
I takon ekipit dhe lojtarëve të Partizanit që mos ti zhgenjejë më tifozët e vetë dhe të arrijë të marr rezultate pozitive.
Kujtojmë që Partizani është eleminuar që në raudnin e parë në Champions League nga skuadra azere e Qarabag, e ndërsa në raundin e dytë eleminator në Europa League, është me një këmbë jashtë, pasi në sfidën e parë u mujnd në "Selman Stermasi" 0-1 nga Sheriff Tiraspoli.
