Të gjithë e dinë historinë e Messit si ftubollist me Barcelonën, por pak persona janë të informuar sesi argjentinasi arriti të firmoste me klubin katalanas.
Babai i Leo Messit, Jorge dhe vetë argjentinasi në atë kohë 12 vjeç gjendeshin në Spanjë, ku vogëlushi i cili do të bëhej më i miri në botë, do të vuante për të siguruar një kontratë me një klub.
Njeriu i cili bëri të mundur transferimin e argjentinasit tek Barcelona, Carles Rexach, ka ndarë me "The Guardian", disa të panjohura rreth arritjes së marrëveshjes me Leo Messin.
Rexach në atë kohë ishte pjesë e strukturave të klubit katalanas me të cilët ka luajtur gjithashtu midis viteve 1966-81. "Për Messin të gjithë ishin skeptik, për shkak të gjatësisë së tij dhe babai i tij Jorge, nuk mund të priste që ne ta shikonim mirë. Madje në atë kohë do të shkonte të provohej në vende të tjera, njëra prej tyre dhe Real Madrid", u shpreh ai.
Në këtë moment Rexach vendosi që të gjithë çështjen ta merrte në dorë vet.
"Babai i tij nuk ishte i bindur dhe do të largohej. Unë nuk mund ta lija të largohej dhe vendosa që të nënshkruaj me atë në një pecetë letre që ma dha një kamarier", tha njeriu i cili i mundësoi botës të shikonte ''magjinë'' e Lionel Messit.
Horacio Gaggioli, një agjent i përfshirë në transfertën e Messit tek Barcelona, i cili ishte prezent në atë ditë, e mban akoma pecetën e letrës në të cilën është nënshkruar kontrata e Lionel Messit me Barcelonën.

"Në Barcelonë, më 14 dhjetor 2000 dhe me praninë e, Minguella dhe Horacio (Gaggioli), Carles Rexach, Drejtor i Futbollit të FCB, nën përgjegjësinë e tij dhe pavarisht mendimeve kundërshtuese, vendosin të nënshkruaj me lojtarin Lionel Messi, me kush që i vendosim dhe i mbajmë ne shumat e rëna dakord", thuhet në letrën e firmosur sipas FIFA-s.