Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

FOTO/ Nëse Modriç ikën, Reali gjen "pasardhësin'' e kroatit

Shkruar nga NEWSPORT

Nëse ndodh "befasia" në momentet e fundit, Real Madrid e ka në plan se me kë duhet të zëvendësojë yllin Luka Modrid, gjithmonë n.q.s ky i fundit vendos të luajë për Interin. Spanjollët kanë rihapur edhe njëherë pistën e mesfushorit danez Christian Eriksen, që aktivizohet me Tottenham Hotspur në Premier League.

26-vjeçari vlerësohet si alternativa ideale që mund t'i përgjgjet lojës së kampionëve të Europës në fuqi. Por atij i kanë mbetur dhe dy vite në kontratë me Spurs. Agjenti i tij Martin Schoots ka theksuar se për klientin e tij ka patur interesime nga shumë klube të mëdha.

Danezi kërkohet prej kohësh nga "Los Blancos", por klubi anglez e ka mbajtur peng kalimin e tij jashtë Londrës. Nga ana tjetër, "pista" Eden Hazard gati është braktisur nga spanjollët, pasi lojtari  u aktivizua në takimin hapës të Premier League ndaj Huddersfield të fituar 3-0. Tekniku i ri i Chelseat Maurizio Sarri deklaroi se ishte e pamundur që belgu të largohej nga "Stamford Bridge" përpara përfundimit të merkatos.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga