Chelsea kaloi një tjetër ditë të vështirë të enjten, duke humbur 4-1 në Old Trafford, ndërsa Manchester United siguroi vendin e tij në Ligën e Kampionëve të UEFA- s sezonin e ardhshëm.
United e kishte lojën mirë në dorë falë dy golave të pjesës së parë dhe Djajtë e Kuq shënuan dhe dy të tjerë në pjesën e dytë. Christian Pulisic hyri në ndeshje në minutën e 64-të. Por Pulisic, i cili ka zhvilluar një sezon zhgënjyes, u sigurua që ai të mos mbetej pa luftë këtë vit, pavarësisht rezultatit.
Pulisic dhe portieri i Man United, David De Gea u përplasën në ajër teksa po përpiqeshin të kapnin një kros të thellë. Ishte mbrojtësi i United, Victor Lindelof ai që shtyu Pulisic dhe më pas De Gea u përfshi, duke tundur gishtin drejt amerikanit.
Pas këtyre veprimeve skuadra e Chelsea u frymëzua nga ku më pas shënuan një gol brenda 10 minutave të incidentit, me të ardhurin nga stoli, João Félix që arriti të ngushëllonte të tijët në minutën e 89-të.
[caption id="attachment_694238" align="alignnone" width="652"] Christian Pulisic Victor Lindelof De Gea[/caption]
[caption id="attachment_694239" align="alignnone" width="985"] Christian Pulisic De Gea Victor Lindelof[/caption]