Real Madrid luan përballë Liverpool finalen e Champions League sot në orën 21:00. Ky takim ka shumë vlerë për madrilenët, pasi mund të rregullojnë rekordin si më të mirët e Europës, duke fituar Championsin e 14 në histori.
Dhe pse kanë mbetur 2 orë nga fillimi i sfidës, Los Blancos kanë bërë të ditur titullarët e përzgjedhur për takimin e sotëm. Mesa duket Ancelotti nuk ka asgjë për të fshehur në momentet e fundit dhe është gati për mbrëmjen e madhe në Paris.
Real Madrid: Courtois, Carvajal, Militao, Alaba, Mendy, Casemiro, Valverde, Kroos, Modric, Vini Jr, Benzema.

Poll