Ivan Balliu pas performancës së mirë në Kombëtare ka shijuar pushimet me familjen e tij në qetësi të plotë. Mbrojtësi tashmë duket që është rikthyer në fokus total me ekipin e tij. Kujtojmë që ditë më parë klubi i Rayo Vallecano ka bërë zyrtare rinovimin deri në sezonin 2024-2025.
Është lojtari i Kombëtares sonë që ndan me fansat disa momente nga seancat e stërvitjes fizike që po zhvillon nën shoqërinë e shokëve të ekipit. Lojtari ka zhvilluar plot 34 ndeshje në La Liga dhe ka arritur të shënojë 1 gol dhe 2 asist.
Ditën e sotme ekipi Vallecano do të zhvillojë një miqësore kundër Sheffield, Ivan Balliu është i grumbulluar për këtë ndeshje që do zhvillohet në orën 20:00.
