Mbrojtësi i Kukësit, Gëzim Krasniqi, me anë të një postimi në rrjetin social "Instagram", ka paralajmëruar kundërshtarët. Ai në instastory ka shkruar: "Po vijmë ne!".
Paraqitjet e mira të Kukësit dhe pikët e fituara në ndeshjet e fundit, e kanë sjellë Kukësin në vendin e dytë, tre pikë më pak se Partizani, i vendit të parë. Verilindorët, kanë bërë një nisje jo të mirë të kampionatit, duke e parë veten në mesin e tabelës në shumë ndeshje. Mbrojtësi me këtë postim tregon se Kukësi, është rikthyer dhe po shkon për kreun e tabelës.
Poll