Në fushë janë kundërshtarë, ndërsa jashtë saj Alesio Abibi dhe Patrik Bardhi duken se janë miq të mirë. Portieri i Tiranës ka uruar në rrjetet sociale sulmuesin e Kastriotit, Bardhin i cili feston 21-vjetorin e lindjes. "Edhe 100 rraketa, Patrik Bardhi", është urimi i Abibit për shokun e tij, që më parë luanin bashkë te bardheblutë.
Kujtojmë që Tirana dhe Kastrioti janë në luftë për të qëndruar në elitë. Bardheblutë janë favoritë duke qenë se janë 2 pikë para krutanëve, megjithatë verdiktin përfundimtar do ta vendosë vetëm java e 36-të.

Poll