
E para ka qenë Kombëtarja e Brazilit që ka publikuar listën zyrtare të futbollistëve që do të jenë në Botërorin "Rusi 2018". Së fundmi, Kombëtarja e Argjentinës ka publikuar listën paraprake me 35 futbollsitë që do nisin përgatitjet për këtë kompeticion.
Çudia ka të bëjë me grumbullimin e sulmuesit të Interit, Mauro Icardi i cili është përfshirë në 35-çe. Në listë nga ana e trajnerit Jorge Sampaoli është përfshirë dhe sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala. Edhe pse sulmuesit në fjalë janë pjesë e 35 lojtarëve të grumbulluar paraprakisht, ende është në dyshim pjesmarrja e tyre në Botëror pasi në fund do të merren vetëm 23 lojtarë në total.
[gallery columns="1" size="full" ids="236019"]
Poll