Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

FOTO/ Kur derbi 'luhet' edhe në sallën e dasmës, 'ndeshjen' e fiton... çifti

Shkruar nga NEWSPORT
FOTO/ Kur derbi 'luhet' edhe në sallën e dasmës,

Të premten u luajt derbi i 151-të mes Tiranës dhe Partizanit, ndeshje që përfundoi 2-1 në favor të të kuqve. Kjo sfidë u ndoq nga tifozë të shumtë dhe emocionet kishin përfshirë kryeqytetin ditë më parë. Rivaliteti mes këtyre dy skuadrave është shumë i madh si në fushë, por edhe në shkallët e stadiumit. Por kjo nuk mbaron këtu, pasi siç duket tashmë derbi ka nisur të "luhet" edhe në sallat e dasmave.

Në një foto të hedhur në rrjetet sociale nga Mifail Shahini, i njohur si DJ i klubit të Partizanit, shihet që në një dasmë të organizuar në kryeqytet qëndrojnë përkrah njëri-tjetrit shalli i Tiranës dhe fanela e njërit prej lojtarëve të Partizanit, konkretisht Ylber Ramadanit. Megjithatë kësaj radhe newsport.al uron që ta ketë fituar çifti ndeshjen e tyre...

 

Tags:

FACENEWS

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga