Edi Rama ka firmosur marrëveshjen me kryeministren e Italisë, Meloni, e cila parashikon që vendi ynë të presë emigrantë nga Lindja e Mesme që ndalohen përtej Adriatikut. Reagimet kanë qenë të shumta, ku nuk janë kursyer as memet për një situatë të paparashikueshme që mund të prekë Shqipërinë.
Red Vogli ka bërë një koment në rrjetet sociale, i cili bën batuta me një nga basketbollistët e skuadrës së Tiranës. Shtatlarti i bardhebluve shkruan: “Kushedi sa tifozë do të na vijnë në Farie si këta”, përfundon ai duke qeshur.
Pritet në ditët në vazhdim të shihet se çdo të ndodhë në vendin tonë, teksa janë parashikuar që të vijnë në Shqipëri rreth 3 mijë emigrantë për çdo muaj.
[caption id="attachment_712023" align="alignnone" width="680"] Komenti i Red Voglit[/caption]